Juventusi po e qëndis emrin kampion

Juventusi që nga fillimi i këtij edicioni ka dëshmuar se është skuadra më e fortë në Serie A. As udhëtimi i sotëm në Udinese nuk solli problem për skuadrën e Antonio Contes. Juve arriti fitore me rezultat 2:0 me dy golat e shënuar në pjesën e parë.

Giovinco shënoi golin e parë në ndeshje që në minutën e 16. Vetëm 10 minuta më pas, Llorente në minutën e 26 shënoi për 2:0.

Vendasit tentuan disa herë të shënojnë gol, por që mbrojtja e Juves ishte tejet stabile duke siguruar fitore të pastër. Me këtë fitore Juventusi ka 87 pikë, 8 më shumë se Roma që është në pozitën e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button