Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në takim me biznesmenët nga Kërçova

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot në kuadër të Karvanit të Odës ka mbajtur takim me kompanitë nga Kërçova.

Kryetari i Odës, Nebi Hoxha deklaroi se me Karvanin i kanë vizitojnë anëtarët e tyre me qëllim për t’i dëgjuar problemet me të cilat përballen dhe t’i prezantojnë projektet të cilat janë të orientuara ndaj përmirësimit të klimës së biznesit.

“Qëllimi i Karvanit është që vizita e kompanive anëtare dhe kompanive anëtare potenciale, me qëllim që të jenë më afër bizneseve dhe të dëgjohen problemet me të cilat përballen gjatë punës së tyre, si dhe të prezantohet raporti vjetor dhe financiar nga viti i kaluar, plani vjetor dhe financiar për vitin 2017, shërbimet të cilat OEVPM i ofron, si dhe projektet e reja të Odës të cilat ndikojnë ndaj përmirësimit të klimës ekonomike në vend dhe projektet të cilat janë realizuar deri më tani”, tha Hoxha.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, këtë vit për herë të gjashtë e organizon Karvanin e Odës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button