Gyl dhe Erdogan në listën e TIME për 100 personat më me ndikim

Revista prestigjioze TIME ka nominuar presidentin turk Abdullah Gyl dhe kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan në listën e tyre për 100 personat më me ndikim për vitin 2014.

Redaktorët e TIME thanë se ata kërkojnë nga lexuesit që të kenë rol në zgjedhjen e personave më me ndikim, të cilët janë listuar në kategori të ndryshme.

Revista emëroi Gylin dhe Erdoganin në kategorinë “Bota”, ku hyjnë personat që sipas votuesve kanë ndryshuar botën këtë vit, transmeton Mesazhi.

Redaktorët e përshkruan presidentin Gyl si një personalitet i cili mbajti një balanc mes besnikërisë së partisë dhe vendimeve të kryeministrit Erdogan. Ndërsa kryeministri Erdogan u përshkrua si Kryeministri autoritativ i Turqisë i cili tejkaloi protestat dhe skandalet korruptive, për tu ngjitur në një fitore të madhe në zgjedhjet lokale.

Kategoria “Bota” përmbanë emra si Papa Fraçesku, Bill Gejts, Angela Merkel, Vladimir Putin, Eduard Snouden, Malala Jusafzai etj. Votimi do të jetë i hapur deri më 22 prill, dhe lista zyrtare e TIME 100 do të shpallet me 24 prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button