Nesër vazhdim i ri i seancës konstitutive të Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në të cilin duhet të zgjidhen anëtarët e Komisionit për përzgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të vazhdojë nesër, transmeton MIA.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionin, pasdite në kuadër të vazhdimit të 15-të të seancës kryesisht përmes replikave dhe kundër replikave kërkuan nga LSDM-ja që të heqë dorë nga Platforma e Tiranës, e cila ka qenë tema kryesore edhe sot, sikur edhe të organizohen zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza aktuale.

Nga LSDM-ja dhe koalicioni, u përmbajtën nga replikat dhe vërejtjet procedurale.

Në pajtim me të dakorduarën, në Komision për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të ketë gjashtë përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe pesë nga LSDM, ndërsa BDI dhe BESA të kenë nga një anëtar.

Seanca konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button