Adelina Ismaili, diva që theu të gjitha tabutë (Foto + Video)

Këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismaili, që nga paraqitja e parë e saj skenike si një e rritur ka arritur t’i thejë të gjitha tabutë në veshje, stil e në gjithçka.

Adelina është diva më seksi e estradës sonë, përkundër viteve që mbartë mbi supe ajo prapë se prapë mbetet një divë e vërtetë.

Shumë kush për të ka folur se ajo ka kopjuar këngëtaret serbe, por vetë Adelina këtë fakt e ka mohuar duke thënë se ajo gjithmonë ka shikuar divat e estradës hollivudiane dhe është inspiruar nga to.

Se Adelina me të vërtetë është njëra prej yjeve të estradës sonë që ka thyer të gjitha tabutë me veshjet e saj e vërteton edhe videoja, e cila është gjiruar në vitin 1996 për programin e vitit të ri. Kënga “Sajzeza” në bashkëpunim me grupin Elita 5.

Që para 18 viteve Adelina nuk ka pasur frikë që ta ekspozoj trupin e saj dhe të tregoj linjat e saj perfekte. Adelinës nuk i kanë bërë përshtypje as thashethemet që janë bërë e bëhen në lidhje me veshjen e saj, ajo thjeshtë ka qenë dhe është një inspirim për shumë këngëtare të reja shqiptare. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button