fbpx

Sekuestrohen 1,350 kg drogë në Bari

Guardia di Finazia e seksionit të Barit në Itali në bashkëpunim me Agjencinë e Doganave të këtij vendi sekuestruan në një automjet që vinte nga Durrësi 1350 kilogramë marjuanë.

Sipas mediave përtej Adriatikut, zbullimi i kësaj sasie lënde narkotike erdhi pas një kontrolli në territorin e portit të këtij qyteti për mallrat e paligjshme me origjinë nga vendet e Europës Lindore.

Droga u gjet e fshehur në thasët me çimento ndërsa ngarkesa kishte destinacion rajonin e Venetos në veri-lindje të Italisë. Drejtuesi i mjetit, një 55-vjeçar shqiptar, u arrestua në flagrancë./Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button