fbpx

Në Radovish pamundësohet programi për Ditëlindjen e Profetit Muhamed

Në qytetin e Radovishit në pjesën juglindore të Maqedonisë është pamundësuar programi me rastin e Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, duke folur për AA në lidhje me rastin, u shpreh se programin me rastin e Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed të cilin e organizojnë që nga viti 1989, këtë vit e kanë organizuar edhe në Maqedoni me temën “Profeti Muhamed dhe Shoqëria e Besueshme”.

Alkan rikujtoi se gjatë ditës së djeshme në Shkup u organizua program nga Fondacioni Turk për Çështje Fetare dhe Unioni i Organizatave Turke të Shoqërisë Civile (MATÜSİTEB), si dhe shtoi se edhe në qytetin e Radovishit sot kishin planifikuar të mbanin një program.

Sipas Alkan, programi është dashur të fillojë sot në orën 19:30, ndërkohë që rreth një orë e gjysmë para fillimit të programit salloni nuk është hapur, ndërsa pasi kanë hyrë në të, janë ballafaquar me mungesë të rrymës elektrike.

Duke theksuar se në lidhje me rastin nuk kanë arritur të kontaktojnë ndonjë zyrtar kompetent, Alkan tha se: “Telefonuam deri te zyrtarët komunal por nuk arritën të kontaktojmë me askënd. Në motin e ftohtë pësuan bashkëatdhetarët dhe fetarët tanë në lindje të Maqedonisë të cilët kishin ardhur nga fshati. Duhet gjetur zgjidhje për këtë”.

Alkan vuri në pah se nuk kanë hequr dorë nga organizimi i programit, duke shtuar se të njëjtin e kanë realizuar në Xhaminë e Re në qytetin e Radovishit.

Ai shtoi se gjendja me të cilën janë ballafaquar vlerësohet si një ofendim për Konsulencën Çështjeve Fetare të Ambasadës së Turqisë në Shkup, për MATÜSİTEB-in, që është organizatë çati e të gjitha shoqatave turke që veprojnë në Maqedoni dhe për muslimanët që jetojnë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button