U votua për partitë, jo për kandidatët presidencial

Analistët vlerësojnë se në zgjedhjet presidenciale nuk u votua kandidati për vlerat dhe të arriturat personale, por u votua partia e cila i kandidoi ata. Gjithçka dirigjohet në linja partiake ndërsa kualtiteti aspak nuk merret parasysh.

Analisti Mersel Bilalli, vlerëson se në kushte të deficitit demokratik, liderët partiak janë faktor kyç politik dhe vendosës, kurse presidenti partiak i kandiduar mbetet vetëm një hije e premierit apo liderit partiak që e ka përkrahur. 

“Në vendet me demokraci të zhvilluar, presidenti është faktor koheziv, bashkues i të gjitha dallimeve. Ai madje kontrollon qeverinë duke ndikuar me autoritetin e vet në situata kur ajo devijon me veprimet e veta. Ne këto pesë vite kishim një marionetë të presidentit i cili ndoshta nuk shkonte as në tualet pa pyetur premierin. Edhe tani ai bën apel që një parti të fitojë 62 deputetë që është absurd i gjitha absurdeve. Te shoqëria e hapur presidenti as që preferohet të jetë anëtar partie, por një figurë që fuqinë e vet e thithë nga autoriteti personal që ka”, tha për Portalb, Bilalli.

Ai shtoi se qytetarët votojnë në këtë mënyrë shkaku i varfërisë, si dhe u besojnë partive politike kur premtojnë punësime. 

“Në kushte të papunësisë dhe mungesës së ekonomisë së zhvilluar, i vetmi punëdhënës mbet pushteti të cilin e përbëjnë partitë në pushtet. Qytetarët pavarësisht nga vullneti i tyre u nënshtrohen partive për shkaqe ekzistenciale. Sikur të kishte vende të mjaftueshme pune, atëherë ata nuk do të vareshin nga partitë politike”, theksoi Bilalli.

Gjithashtu edhe analisti, Petar Arsovski vlerëson se qytetarët janë të varur dhe identifikohen nëpërmjet partisë.

“Duke pasur parasysh që te ne zgjedhjet janë të mbyllura dhe ata që dalin me kandidatët janë partitë dhe jo populli, e kuptojmë se te ne votojnë për partinë dhe jo kandidatin. Në Maqedoni populli për një ose më shumë arsye është i varur nga partitë dhe identifikohet me ato”, tha Arsovski.

Si duket popullit nuk i bënë përshtypje gafat e njëpasnjëshme të Ivanovit, për ti dhënë votën atij duke e shpallur kështu fitues  në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale me  449.068 vota të fituara. Kadnidati i LSDM, Stevo Pendarovski arriti të sigurojë 326.133 vota, Iljaz Halimi 38.966 vota dhe Zoran Popovski 31.366.

Lajme të ngjashme

Back to top button