Seldi së shpejti me videoklip të ri

Këngëtari nga Shqipëria, Seldi Qalliu i cili u bë i njohur në tregun muzikor me disa bashkëpunime të suksesshme që solli në bashkëpunim me artist tjerë, ka paralajmëruar se së shpejti për të gjithë fansat do të sjellë videoklipin më të ri.

Lajmin e ka bërë të njohur vet këngëtari në rrjetin social Facebook. Ai gjithashtu ka postuar disa fotografi të shkëputura nga xhirimet e klipit.

Edhe pse ka filluar sezona e këngëve ritmike, Seldi ka preferuar që të vijë me një baladë. Ndryshe siq jemi mësuar ta shohim më shumë në duete, kësaj radhe ai do të vijë solo. Neve na mbetet të presim dhe të shohim deri në publikimin e klipit./ 10minuta

Lajme të ngjashme

Back to top button