A duhet dhe a mundet PSP-ja t’i shkatërrojë materialet e përgjuara?

“PSP patjetër duhet që t’i shkatërroje përgjimet jo-ligjore të bisedave private”, “ Kërcënime me “bombat” në Kuvend: LSDM nuk heq dorë nga inçizimet jo-legale”. Sipas këtyre titujve një pjesë e mediave kanë plasuar informata se Prokuroria Speciale Publike duhet t’i shkatërrojë  materialet e përgjuara, në të cilat ka vetëm biseda private, gjegjësisht në bisedat ku nuk ka të dhëna për kryerje të veprave penale. Në një edicion të lajmeve në TV Sitel bashkëbisedues ishte ish ministri i drejtësisë Mihajllo Manevski, zëri i të cilit dëgjohet te “bombat” e opozitës.
Teza e tij është se përgjimet joligjore të cilat janë vetëm nga bisedat private duhet të shkatërrohen që të mos shërbejnë si “mjet për shatanzhim”, njofton Portalb.mk.

“Në pajtim me nenin 25 të Ligjit për ndjekje të bisedave dhe në pajtim me nenin 151 të Ligjit për procedurë penale, ato materiale patjetër duhet të shkatërrohen. Do të thotë, se atë materiale nuk kanë asnjë funksion për zhvillimin e ndonjë procedure. Këto biseda private nuk kanë asnjë funksion. Ato mund të jenë vetëm të keqpërdorura, ata mund të shfrytëzohen vetëm që të hyjnë në intimitetin e njerëzve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë nuk mund të mbahen peng me numër aq të madh të përgjimeve jolegale të bisedave”, deklaroi për Sitel, Mihajllo Manevski.

PSP nuk mund t’i shkatërrojë materialet e përgjuara

Realisht të gjithë materialet e përgjuara të cilat LSDM i ka dorëzuar në PSP-ja janë private, por në një hetim penal ndiqen vetëm ato të cilat kanë të dhëna për kryerje të veprave penale. Ligji për ndjekjen e bisedave, në të cilin bazohet ish ministri i drejtësisë, Mihajllo Manevski, në thelb është jo-relevant për këtë çështje sepse, materialet e përgjuara janë bërë në mënyrë jo ligjore, prandaj nuk i nënshtrohet kësaj norme juridike.

Manevski bazohet në nenin e 25-të të Ligjit për përgjim të bisedave, i cili thotë: Materiali i paragrafit 1 i këtij neni rruhet deri në dorëzimin e aktgjykimit në procedurë penale në të cilin ky material është përdorur si dëshmi, ndërsa pastaj shkatërrohen në pajtim me nenin 26 të këtij ligji”.

Shkatërrimi i të dhënave në të cilat bazohet Manevski, parashikon se Gjykata në afat prej 15 ditësh miratojë vendim të veçantë për shkatërrimin e të dhënave kjo në bazë të aktgjykimit të vendimit në procedurën penale, e cila u zhvillua kundër personit biseda e të cilit është ndjekur.
Shkatërrimin sipas ligjit e bën komisioni i përbërë prej gjykatësit, prokurorit publik dhe personit të autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, por kjo është në rast vetëm kur është shqiptuar aktgjykim.

Deri tani për lëndët e PSP-së nuk është sjellë asnjë aktgjykim sepse pjesa më e madhe e lëndëve akoma janë në fazë të hetimeve, ndërsa janë ngritur dy akuza. Prandaj ky argument i Manevskit është i pabazë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button