Gazetarëve të MPM-së u kërkohet që të paraqiten në firmë të re simotër

Të punësuarit e mediave të Media Print Maqedoni (MPM), gazetat “Dnevnik”, “Utrinski” dhe “Vest” sot janë mbledhur në protestë para redaksisë për të shprehur revoltën për ngjarjet më të reja të ndërmarrjes, njofton Portalb.mk.

Ata shprehën se në mëngjes kanë pranuar imejll ku ju kërkohet që të paraqiten dhe të dërgojnë biografi për punësim në ndërmarrjen e re simotër të MPM-së, “Media Print Doel”.

Gazetarët nuk e dinë se çfarë do të ndodh me ndërmarrjen aktuale në të cilën janë të punësuar, por thonë se në ndërmarrjen e re do të pranojnë dy herë më pak gazetarë nga sa kanë qenë deri më tash.

Ata kanë kërkuar takim me udhëheqësinë që të kuptojnë se çfarë do të ndodh më tej por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ndërmarrja “Media Print Doel” e familjes MPM e cila u hap në fund të muajit shkurt të 2017-s dje ka hapur konkurs për punësim të 55 gazetarëve. Angazhimi i tyre është për 6 muaj kurse rroga është 20 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button