Veljanoski ia ofron karrigen e kryesuesit Dimovskit

“Nëse nuk ju pëlqen që unë udhëheq me seancën, ejani ju në karrigen time”, kështu i ka thënë kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendin të Maqedonisë, Trajko Veljanoski deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski pasi që ky i fundit u provokua dhe reagoi pasi që Veljanoski ia ndali mikrofonin bashkëpartiakut të tij, Nikolla Miceski, njofton Portalb.mk.

Tonet e ashpra janë vërejtur edhe rreth shkeljes së procedurës.

Diskutimi vazhdoi, kurse deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Suria Rushidi tha se ju merreni me Ramën dhe Selën duke aluduar në interesat strategjike të Maqedonisë, kurse ju vet dëshmoni se interesat strategjike të Maqedonisë nuk ju interesojnë.

“Deklarata te Edi Ramës dhe Zijadin Selës i lexoni gabimisht. Interesat strategjike të Maqedonisë nuk ju interesojnë për shkak se interesat strategjike të juaj fillojnë nga lideri i juaj, kurse përfundojnë me kushëririn e tij”, tha Rushidi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button