fbpx

Thaçi: Shqiponjat e PDSH-së fluturuan shumë bukur

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka falenderuar të gjithë qytetarët të cilët votuan partinë e tij në zgjedhjet presidenciale.

Postimi i i plotë në Facebook:

SHQIPONJAT E PDSH-SË FLUTURUAN SHUMË BUKUR

Dëshiroj vetëm ti falënderoj të gjitha votuesit që kanë dalë dhe më kanë mbështet me votën e tyre, kuptohet se kam konsideratë edhe për ata të tjerët që s’kanë mundur të dalin të votojnë për arsye që i dinë ata. Me siguri një pjesë e madhe e tyre nga pafajësia kanë qenë të shtrënguar që ashtu të veprojnë. Si do që të jetë me rëndësi është se procesi zgjedhorë ka rrjedhë në mënyrë të qetë, nuk ka pasur probleme dhe kështu ne si parti politike edhe ju si aktivist e keni dhënë provimin.

Këto janë vota të rënda, nuk janë vota të vjedhura, dhe të marra me kërcënim janë vota has të shqiptarëve,shqiponjat e PDSH-së sot me hekur nëpër fleta fluturuan shumë bukur !

Lajme të ngjashme

Back to top button