Huliganët maqedonas sulmojnë familjen shqiptare në Shkup

Një familje shqiptare në Radishan të Shkupit mbrëmë u sulmua nga aktivistë të VMRO-DPMNE.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, kur pjesëtarët e familjes shqiptare u sulmuan nga aktivistë huliganë të VMRO-DPMNE, të cilët pas festës së fitores së zgjedhjeve presidenciale, më pas kanë ndërhyrë në shtëpinë shqiptare, duke sulmuar anëtarët e kësaj familje. Në këtë incident janë plagosur katër anëtarë të familjes, dy prej të cilëve kanë përfunduar në spital.

Në këtë incident janë plagosur 74 vjeçarja SH.Z, Xh.Z 20 vjeç, B.Z 23 vjeç dhe F.Z 43 vjeç. Policia theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti dhe se autorët për të nxjerrë para drejtësisë. Familja e sulmuar mbrëmë është vizituar nga zyrtarë shqiptarë të institucioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button