Vilegas: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë më 13 maj

Horasio Vilegas, njeriu që e ka parashikuar fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale amerikane, tani pohon se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë më 13 maj, bëri të ditur tabloidi londinez “Miror onlajn”.

Ai është i bindur se ajo do të jetë luftë bërthamore, që do të zgjasë deri më 13 tetor.

“Njerëzit duhet të jenë të gatshëm duke e pasur parasysh atë çka na presin shkatërrime, goditje dhe vdekje”, thekson Vilegas.

Tabloidi thekson se Vilegas paraprakisht ka parashikuar se presidenti amerikan do ta sulmojë Sirinë.

Vilegas gjithashtu parashikon se raporti botëror i fuqive do t’i vendosë Rusinë, Kinën dhe Korenë Veriore në konflikte globale me pasoja vdekjeprurëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button