fbpx

‘Bojkoti vazhdon’

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka ritheksuar sot se subjekti që ai drejton nuk ndryshon qëndrimin sa u përket zgjedhjes së presidentit. Nga partia e Ahmeti edhe për raundin e dytë zgjedhor më 27 prill thërrasin në bojkot. Ahmeti tha se BDI-ja nuk bën politikë me standarde të dyfishta. 

“Ne do vazhdojmë të promovojmë idenë tonë madhore, ide që kalon kufijtë e një pjese, më mirët themi një partie, por është ide e shumicës dërmuese të qytetarëve shqiptarë në RM  dhe ne nuk do cenojmë as nuk do ta lëndojmë idenë sepse ideja është shumë më shumë se sa një dalje më 27 prill për kandidatin e dytë të radhës Stevo Pendarovski. Ideja është shumë më e fortë, ideja është shumë më me dobi të RM-së dhe ne do vazhdojmë t’i ftojmë shqiptarët edhe njëherë të konfirmojnë verdiktin e tyre siç e dhanë në 13 prill”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button