Prof. Avzi Mustafa: USHT ka qasje jokorrekte, andaj u largova

Profesori i shkencave të pedagogjisë, Avzi Mustafa është njoftuar se prej sot nuk do të mund të vazhdojë të mbajë më mësim në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, shkruan Shenja. 

Ai deri tash për disa vite me radhë, që nga themelimi i USHT-së, ka ligjëruar si bashkëpunëtor i jashtëm në këtë universitet, ndërsa me hapjen e studimeve të shkallës së dytë (master) ka vijuar të mbajë leksione edhe aty. Ndërkaq tash, kur ai është para pensionit (deri në shtator), udhëheqësia e Fakultetit Filozofik ka vendosur ta largojë nga procesi mësimor në shkallën e dytë, ndërsa pasi që prof. Mustafa ka hequr dorë edhe udhëheqja e kandidatëve si mentor, udhëheqësia e USHT-të ka vendosur ta largojë edhe nga mësimdhënia në shkallën e parë.
Megjithëse prof. Mustafa ndjehet i zhgënjyer që pas kaq vitesh shërbimi, për shumë vite edhe pa kompensim, tash në këtë moshë të trajtohet kështu, ai më shumë shpreh keqardhje për studentët dhe magjistrantët, të cilët do ta pësojnë këtë largim. 

Ky vendim, sipas prof. Mustafës, është marrë jo sepse ka mungesë të orëve, ngase aty ka profesorë që mbajnë edhe nga katër lëndë ose huazohen nga universitete jashtë Maqedonisë, porse kjo është bërë mbase për shkak të xhelozisë ose për shkak të ndonjë hesapi tjetër jo me prirje shkencore e arsimore. Megjithëse pohon ai “ata njerëz kanë magjistruar e doktoruar nëpër duart e mia”.

Lajme të ngjashme

Back to top button