Ahmeti: Të motivohen investitorët e brendshëm

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti siguroi sot afaristët vendas sekjo parti do të angazhohet për të motivuar sa më shumë investimet e brendshme.

Ahmeti, njëherësh kryesues Liste në Njësinë 6, tha se investitorët vendas dhe ata të huaj mund të krijojnë, në rast bashkëveprimi, politika të qëndrueshme ekonomike.

“Qasja jonë është që përparësia më e madhe t’u jepet investitorëve vendas, për shumë arsye politike, jo që ne jemi kundër investimeve të huaja ato janë të mirëseardhura por përse të mos shfrytëzohen investitorët e huaj në bashkëveprim me investitorët vendas. Kështu bëjmë ekonomi më të fortë , kështu bëjmë një konkurrencë më të madhe edhe në tregun ndërkombëtar, kur investitori vendas bën investim bashkë me investitor të huaj”, tha Ahmeti.

Për sa u përket projekteve konkrete, kryesuesi i Listës në Njësinë 5, Musa Xhaferri tha se, partia parasheh hapjen e rreth 60 mijë vendeve të reja të punës, në saje të investimeve që priten të kryhen në zonat e lira ekonomike.

“Ka një projeksion që në mandatin e ardhshëm duhet të ketë prej 40 deri në 60 000 hapje të vendeve të reja të punës, dhe kjo ka të bëjë me atë që tanimë kemi filluar edhe në pjesën perëndimore me zonat e lira ekonomike, pra ka filluar të funksionojë Zona Ekonomike e Tetovës, pastaj e Kërçovës dhe e Strugës, ku gravitojnë shumica e popullatës sonë dhe ka nevojë për vende të reja të punës, apo një rritje ekonomike prej 4 deri në 6 apo shtatë përlind”, deklaroi Xhaferri.
Prezantimi i platformës ekonomike përpara afaristëve u zhvillua në hapësirat e kompanisë “Vezë Sharri” në fshatin Trebosh.

Lajme të ngjashme

Back to top button