Lista e komunave të cilat i dhanë më shumë vota Iljaz Halimit

Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2009 për president të Maqedonisë kur kishte tre shqiptarë në garë, këtë radhë Iljaz Halimi ishte kandidati i vetëm shqiptar.
Por fakti i tillë nuk i ndihmoi shumë profesorit dhe partisë e cila e nxori atë si kandidat, PDSH pasi që ai mori numër shumë të vogël të votave. E gjithë kjo, sipas analistëve vjen si pasojë për shkak se shqiptarët lexuan lojën e PDSH-së me VMRO-në dhe nuk u bënë pre e saj.

Mirëpo, për dallim nga Mirushe Hoxha e cila ishte kandidate për president e PDSH-së në vitin 2009, Halimi ka marrë 8741 vota më shumë. Hoxha atëbotë mori 30.225 vota.

Komuna

Vota

Tetovë

7110

Gostivar

3929

Bogovinë

2270

Tearcë

2231

Likovë

2062

Çair

1988

Kumanovë

1957

Saraj

1929

Zhelinë

1841

Vrapçishtë

1780

Dollnen (banuar me shqiptarë)

1388

Studeniçan

1299

Strugë  

1264

Bërvenicë

1145  

Haraçinë

669

Manastir (banuar me shqiptarë)

535

Dibër

447

Gazi Babë (banuar me shqiptarë)

436

Butel

391

Kërçovë

266

Jegunovcë (banuar me shqiptarë)

209

Nëse i kemi parasysh këto numra, deri diku mund ta parashikojmë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 27 prillit. Nga kjo që shohim PDSH është më e fuqishme në komunën e Tetovës, Gostivarit, Bogovinës, Tearcës dhe Likovës ku ka tejkaluar shifrën e mbi 2 mijë votave.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button