Gjuha e urrejtjes, katalizator i konflikteve etnike

Gjuha e urrejtjes me motive politike është rritur në vitet e fundit dhe këtë e vërtetojnë edhe hulumtimet e mendimet publik. Por, ajo që vërehet është se fjalori nacionalist në mënyrë plotësuese inkurajohet në ciklet parazgjedhore.

Praninë e gjuhës së urrejtjes në hapësirën publike e vërtetoi dhe hulumtimi i mendimit publik në Maqedoni, i bërë në shkurt të këtij viti nga Agjencia Rejting për nevojat e Institutit të Mediave në Maqedoni (IMM) dhe internet-faqja “Pa urrejtje”. Sipas këtij hulumtimi gati 79,4 për qind nga qytetarët kanë vërejtur fjalor të urrejtjes mes politikanëve dhe mbështetësve të partive politike në vend, ndërsa mbi 70 për qind konsiderojnë se ky fjalor viteve të fundit është në rritje.

Në shumë raste, fjalori i urrejtjes ndoshta nuk del drejtpërdrejtë nga goja e politikanëve, por padyshim krijon atmosferë në të cilën inkurajohet shprehja e atillë, e mbushur me gjykim dhe moskuptim të qëndrimeve të ndryshme, transmeton magazina.

Gjuha e urrejtjes ose nxitja e saj rritet para zgjedhjeve dhe në periudhën zgjedhore. Sapo u dëgjua se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, menjëherë filloi orteku i sharjeve, para së gjithash mes përkrahësve partiak.

Kësaj here ato që binin më shumë në sy ishin thirrjet të drejtuara kah maqedonasit ose shqiptarët. Gjegjësisht, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në konventën partiake për zgjedhjen e presidentit në atmosferë dhe ikonografi kërkoi të fiton së paku 62 deputetë dhe presidentin e shtetit, që të mos munden pastaj, siç thanë disa matematikanë t’i kërcënojnë si parti, si koalicion, si popull dhe komb maqedonas. Në të kundërt kryeministri porositi se të tjerët do ta qëndisin fatin.

Përmes zëdhënësit partiak, Bujar Osmanit me të cilin udhëheq Ali Ahmeti, nga ana tjetër mbrriti porosi tjetër. Ai në profilin e tij në Fejsbuk duke prognozuar se këto zgjedhje do të përcaktojnë kush do të faktorizohet më shumë në qeverinë e ardhshme,BDI-ja apo VMRO-ja, nga shqiptarët kërkoi përkrahje që BDI-ja të fitojë 25 deputetë.

Igor Micevski nga Shkolla e Lartë e Gazetarisë dhe Marrëdhënie me Publikun, thotë se në tre vitet e fundit ata kanë kryer një seri hulumtimesh që kanë të bëjnë, mes të tjerash me etno-nacionalizmin, politikën dhe gjuhën e urrejtjes në media.

“Raportet treguan se diskutimet jotolerante fuqishëm përhapen rreth proceseve zgjedhore, por jo me përjashtim vetëm në kushte të atilla. Por, sigurisht, prania e gjuhës së urrejtje në media ka të bëj me pozicionimin partiak për çështje të caktuara”, thotë Micevki.

Dhe profesori nga Universiteti i Shtulit, Sefer Tahiri thotë se gjatë zgjedhjeve gjuha e urrejtjes intensifikohet.

“Retorika etnocentrike sa  vjen e më shumë është në funksion të mobilizimit politiko-partiak të qytetarëve, të cilët nuk motivohen as me emër, integrim, ekonomi ose politikë sociale, por janë recetë e provuar, e ajo është mbrojtje e interesave etnike ose thirrje për organizim kolektiv, duke mos u respektuar të drejtat individuale”, thotë Tahiri.
Gati se në të njëjtën ditë me shpalljen e zgjedhjeve të dyfishta filluan dhe sharjet në rrjetet sociale, ashtu që përfaqësuesit e flaktë të dy taborëve etnike filluan përllogaritjet verbale reciproke, me terme që shprehin urrejtje të qartë.

Këto komente më shpesh vijnë nga njerëz që nuk janë të njohur në jetën publike, por profilet e tyre në rrjetin social zakonisht janë të spikatura me fotografi të ikonografisë partiake.

Sipas komunikologut Marko Troshanovski, gjuha e politikanëve vetëm i mobilizon strukturat radikale partiake dhe anashkalon qytetarët e tjerë..
“Debati i polarizuar etnik në politikë krijon qytetarë të ndashëm etnikisht. Në mënyrë plotësuese, ky fjalor krijon perceptimin se koalicioni mes dy blloqeve më të mëdha etnike nuk funksionon në mënyrë qytetarisë, por vetëm etnikisht dhe ndaras. Gjuha e urrejtjes krijon spirale të urrejtjes dhe ndarjes etnike dhe zgjerohet dhe në nivelet e mbetura në shoqëri dhe përsëri e mbyll agjendën politike në kuadro etnike”, thotë Troshanovski./Inbox7-Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button