PSP ngre akuzë ndaj kreut të Manastirit, Vlladimir Taleskit

Burime për “META”, kanë bërë të ditur se Prokuroria Speciale Publike ka ngritur aktakuzë për çështjen “Transportuesi” ku i dyshuar kryesor është kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski.

Këto burime thonë se akti është dorëzuar në Gjykatën penale në Shkup para festës së Pashkëve.

Taleski dyshohet se bashkë me 22 persona tjerë kanë keqpërdorur transportin publik të nxënësve, duke shkaktuar një dëm prej 360 mijë euro.

Kujtojmë se ndaj Taleskit ishte dhënë masa e sigurisë e arrestit shtëpiak për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button