Zgjedhjet dhe debatet kanë kaluar, është koha që të formohet Qeveria, vlerëson Zhbogar

Ka ardhur koha që vendi të ec përpara, të formohen institucionet e shtetit, të emërohet kryetari i Kuvendit dhe të formohet Qeveria, deklaroi në Negotinë euro- ambasadori Samuel Zhbogar, duke shtuar se ka kaluar koha e zgjedhjeve dhe diskutimeve pas- zgjedhore, transmeton meta.mk.

Sipas Zhbogar, të gjithë në shtet duhet të mësojnë leksionin dhe të bashkohen me një qëllim të vetëm.

“Kishte kohë për zgjedhje, kishte kohë për diskutim pas zgjedhjeve dhe debat pas zgjedhjeve. Tani është koha për formimin e institucioneve, por gjithashtu është koha që gjithkush të merr mësim, të dëgjojë disa nga argumentet e debatit të fillojnë rindërtimin e unitetit në vend. Qëndrimi im është se tani është koha të ecet përpara”, ka thënë Zhbogar duke u përgjigjur në pyetjen rreth situatës në Maqedoni.

Euro- ambasadori sot në Negotinë promovoi projekti “BE për ty” ndërsa kishte takim edhe me kryetarin Vanço Apostolov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button