Dy dekada me Radio Vatin

Radio Vati dy dekada me ju 20 vite në eterin e Republikës së Maqedonisë, me shumë sukses, me përmirsim dhe përparim të vazhdueshëm emetohet sinjali i Radio Vatit. Radio Vati është radio private, e pavarur, urbane e cila emeton program në gjuhën shqipe dhe medialisht e mbulon regjionin e qytetit të Shkupit. Radhitet në mesin e radiove të para private në Shkup dhe Maqedoni, e themeluar më 14 prill 1994.

Radio Vati shumë shpejt e tejkaloi konkurencën dhe me punën e saj profesionale arriti të bëhet një nga radiot më të preferuara në regjion. Sipas disa hulumtimeve të institucioneve të ndryshme, Radio Vati vetëm në Shkup ka afër 85 000 dëgjues në ditë, kurse bashkë me qytetet tjera numri i dëgjuesve në nivel ditor arrin numrin 150 000 dëgjues. Nëse këtë dëgjueshmëri e paraqesim me përqindje, atëherë kap 15 – 20 % nga e gjithe popullata në regjion. Radio Vati emeton program 24 orësh me informacione dhe emisione të cilat e plotësojnë shijen e çdo kategori dëgjuesish. 

Urime nga redaksia e 

Lajme të ngjashme

Back to top button