Jankullovska: Dje kishim zgjedhjet më të qeta, policia shumë pak ka intervenuar

Ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska informoi se policia mëngjesin e sotëm ka arrestuar dy persona nga Strumica për shkak të dhunimit të lirisë së përcaktimit të votuesve dhe kundër tyre do të ketë kallëzim përkatës. Siç informon ministrja, ata kanë bërë presion mbi romët në mëhallën e tyre në Strumicë në lidhje me përcaktimet e tyre. 

“Dje kishim nga aspekti i sigurisë zgjedhjet më të qeta dhe nga aspekti i intervenimeve të policisë numri më i vogël i rasteve në histori deri më tani, dhe falënderojmë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët me sjelljen e tyre kanë kontribuar për një ditë të qetë zgjedhore”, tha Jankullovska. 

Sipas saj, kjo tregon një pjekurinë e shoqërisë në Republikën e Maqedonisë, nivel i lartë i ndërgjegjes së qytetarëve, të votuesve para së gjithash, të cilët zgjodhën në bazë të programeve të ofruara dhe zgjidhjeve konkrete, e jo mbi bazë të dhunës siç ishte rast në disa zgjedhje të mëparshme. 

Në lidhje me rastin e Amdi Bajramit dhe djalit të tij dhe Radmilla Shekerinskës, ministrja tha se MPB ka kontrolluar të gjitha informacionet nga dy anët, me çka është treguar se deklaratat e tyre janë të kundërta. 

“Është konstatuar se nuk ka ndërprerje të votimit dhe prishje të procesit zgjedhor, as prishje të rendit publik. Akuzat ndërmjet veti nga palët mund t’i dëshmojnë në procedurë, por për ne është me rëndësi se procesi zgjedhor ishte i qetë, në atmosferë fer dhe demokratike”, tha ministrja për punë të brendshme. 

Ndryshe, ngjarja në Radishani që ndodhi mbrëmë, sipas informacioneve të MPB-së, është aksident trafiku që më vonë ka eskaluar në përleshje fizike, por nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Back to top button