Konfiskohet dhe shkatërohet mish i pasigurt pule nga Brazili

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari sot njoftoi se në fillim të muajit në vendkalimin kufitar Qafëthanë ka konfiskuar 1.300 kilogramë mish i pasigurt pule me prejardhje nga Brazili.

Mishi i konfiskuar, siç thuhet në kumtesë, është shkatërruar në deponinë në Strugë.

“Bëhet fjalë për import legal i mishit të ngrirë të pulës, për të cilin, në bazë të kontrollit të realizuar nga ana e veterinarit zyrtar, është konstatuar se vjen nga një objekt – thertore, e cila në momentin  kontrollit nuk ndodhej në listën e objekteve të cilët janë aprovuar për eksport nga ana e Bashkimit Evropian, gjegjësisht e cila lejen për eksport e ka humbur më 23.03.2017”, njofton AUV.

Nga atje theksojnë se importi i mishit në vend bëhet vetëm nga vende të aprovuara për import dhe nga objekte të aprovuara dhe se çdo dërgesë doemos ridërgohet me certifikatë shëndetësore veterinare me të cilën garantohet siguria e dërgesës. Çdo dërgesë e importuar me mish dhe produkte nga mishi në mënyrë të obligueshme kontrollohet edhe nga ana e shërbimeve inspektuese të AUV-së. Kontrollet kryhen edhe gjatë shkarkimit të dërgesave të importuara.

“Në kuadër të disa monitorim programeve dhe gjatë dyshimit, nga dërgesat të cilat importohen merren edhe mostra për analizë laboratorike. Për të njëjtat nuk lejohet import në vend, gjegjësisht dërgesat lihen nën mbikëqyrje, derisa nuk merren rezultatet nga analizat e bëra laboratorike me të cilat konfirmohet se dërgesa është e sigurt”, shpjegon AUV.

Agjencia njoftoi se pas ndodhive të paradokohshme në industrinë e mishit në Brazil, është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin e Maqedonisë Ivica Bocevski me të cilin në bazë ditore këmbehen informata për ndodhitë në sektorin e mishit brazilian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button