fbpx

Dialogu i shtatë strategjik i nivelit të lartë BE-Kinë

Negociata të para të nivelit të lartë midis Bashkimit Evropian dhe Kinës nga marrja e pushtetit të presidentit amerikan Donald Tramp mbahen sot në Pekin, ndërsa temë kryesore është tregtia e lirë.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini bashkëkryeson me Dialogun e shtatë strategjik të nivelit të lartë BE – Kinë, së bashku me sekretarin shtetëror, Jang Jeiçi.

Rendi i ditës përfshin edhe negociata për bashkëpunim për çështje rajonale dhe siguri, si dhe për ndryshimet klimatike.

Mogerini dje u takua me kryeministrin kinez Li Keçijan, i cili potencoi se bashkësia ndërkombëtare po ndjek se si Pekini dhe Brukseli së bashku do të punojnë në ballafaqimin me sfidat për ripërtërirje të ekonomisë botërore, konfliktet globale dhe terrorizmit, si dhe për Bregzitin.

Takimi i parë i Mogerinit për sot me ministrin kinez të Punëve të Jashtme Van Ji u anulua, për shkak se përfaqësuesja evropiane nuk ndjehet mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button