LVP: Në këto zgjedhje shqiptarët u cilësuan si “tradhtarë”

Organizata Jo Qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, i ka vlerësuar zgjedhjet e djeshme Presidenciale si të qeta dhe demokratike, dhe dy kandidatëve të cilët kaluan në rrethinë e dytë i uron sukses në garën e mëtutjeshme.

“Ajo e cila ka shqetësuar në masë të madhe organizatën tonë jo qeveritare  ka qenë fakti që populli Shqiptarë për herë të parë në një palë zgjedhje është trajtuar si tradhtarë në të gjitha rrethanat e zgjedhjeve”, thuhet në komunkat.

“Kemi vëzhguar me shumë vëmendje të gjitha rrjetet sociale, por po ashtu kemi vizituar edhe shumë vendvotime sidomos në komunat e Çairit, Butelit, Tetovës dhe Sarajit etj, dhe ajo çka ka qenë shumë prekëse ishin postimet dhe deklarimet e shumë anëtarëve të të dyja partive politike shqiptare, të cilët disa i quajtën Shqiptarët “tradhtarë” pse po dalin me në votime, ndërsa disa të tjerë i quajtën Shqiptarët “tradhtarë” pse nuk po dalin në votime”, thotë “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”. 

Këtë “epitet” Shqiptarët e morën si “peshqesh” në këto zgjedhje nga dy partitë politike shqiptare, të cilat edhe një herë u dëshmua se më shumë kishin për interes matematikat e tyre politike, sesa interesin kombëtarë apo avancimin e sistemit politik në vend. 

OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, do të mbetet e pavarur, dhe e heshtur deri më 28 prill, kur do të dalë me vlerësim të zgjedhjeve Parlamentare dhe rrethinë e dytë të atyre Presidenciale, me qëllim që të mos ndikon në fushatë zgjedhore për njërën apo tjetrën parti.  

Lajme të ngjashme

Back to top button