Gruevski e ka informuar Bilt për “prioritetet të cilat i njeh publiku”

Kryeministri i mëhershëm dhe shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bilt, pas takimeve me liderët partiak në Maqedoni në mbrëmje ka udhëtuar për në Serbi, njofton Portalb.mk.


Bilt ka realizuar takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, por se nuk dihen detaje për të.

Pas takimit për “Meta” nga VMRO-DPMNE-ja kanë përcjell porosinë se “kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, bashkërisht me anëtarët e udhëheqësisë kanë pritur përfaqësuesit e organizatës joqeveritare e Këshillit Evropian për politikë të jashtme të udhëhequr nga Karl Bilt. Në takim kanë shprehur prioritetet e Republikës së Maqedonisë dhe të VMRO-DPMNE-së, të cilat u janë të njohura publikut”.

Përndryshe, dje Carl Bilt realizoi takime të ndara me krerët politik të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim, Lëvizjes Besa dhe në fund të VMRO-DPMNE-së.

Pas takimit me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë, Bilt u shpreh se “në çdo shtet normal, ekziston Kushtetutë e cila duhet të respektohet”.

Ndërsa sipas kumtesës së LSDM-së të dërguar pas takimit me Bilt u kuptua se bashkërisht është konstatuar se proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparim të Republikës së Maqedonisë dhe se patjetër duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligjet nga ana e të gjitha partive politike dhe institucioneve të shtetit.

Ndërsa Ali Ahmeti pas takimit me të është shprehur se“duhet që të sillemi të gjithë me përgjegjshmëri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button