Kryesuesi i Kryesisë së BeH-së për vizitë në Maqedoni

Presidenti Gjorge Ivanov sot dhe nesër do të jetë nikoqir i kryesuesit të Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, i cili do të qëndrojë për vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Sot, siç kumtuan nga kabineti i presidentit, do të mbahet takim tet-a-tet i Ivanovit me Ivaniqin, si dhe takim plenar i delegacioneve zyrtare të të dy shteteve.

Në ditën e dytë të vizitës, do të mbahet forum biznesi me pjesëmarrje të afaristëve nga Republika e Maqedonisë dhe nga Bosnja e Hercegovina, ku paraqitje do të kenë presidenti Ivnaov dhe kryesuesi me Kryesinë e BeH-së, Ivaniq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button