Vazhdon fushata e zgjedhjeve presidenciale e parlamentare

Pas ndërprerjes dyditore për shkak të mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, sot vazhdon fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 

Raundi i dytë i zgjedhjeve për shef të shtetit do të mbahet më 27 prill për kur janë caktuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në raundin e dytë shkojnë dy kandidatët të cilët kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë. 

Do të fitojë ai që do të fitojë më shumë vota me kusht që në votim të dalin të paktën 40 për qind e trupit të përgjithshëm votues. Për zgjedhjet parlamentare janë dorëzuar 14 lista të kandidatëve për deputetë edhe atë nga pesë koalicione dhe nëntë parti. 

Janë bërë të ditur emrat e kandidatëve për deputetë, ndërsa është konfirmuar edhe radhitja e fletëvotimeve. 

Po rrjedhin afatet lidhur me Listën zgjedhore. KSHZ-ja duhet ta nënshkruajë listën zgjedhore të përmbyllur, gjegjësisht certifikatat nga lista në të cilat votohet brenda 17 prillit. 

Brenda kësaj datë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet të dorëzojnë raport financiar për të ardhurat dhe shpenzimet në xhiro-llogarinë për fushatën zgjedhore për dhjetë ditët e para të fushatës. 

Rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik për zgjedhjet e parakohshme parlamentare publikohen brenda 22 prill. Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përfundon më 25 prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button