Anketë e Civilit: Me rrogat në Maqedoni mund të pish vetëm ujë dhe të presësh vdekjen!

Ekipi i CIVIL Media dje i pyeti qytetaret dhe qytetarët në Shkup – si mbijeton një familje mesatare me të ardhura nën 20 mijë denarë në muaj. “Tepër rëndë!” dhe “Në skajet e ekzistencës!”, ishin disa nga përgjigjet.

Madje 76% nga të punësuarit në shtet marrin rrogë deri  20 mijë denarë, një numër i madh nga ata me shumë tepër më të vogël, disa nga të punësuarit më me fat – në muaj, ndërsa disa edhe me vonesë prej dy ose më tepër muajve.  Të anketuarit sje theksonin se jetojnë mjerueshëm, se mezi mbijetojnë dhe se nuk ka para as për nevojat elementare.

“Po të mos jemi ne pensionistët, të rinjtë rëndë do to mbijetojnë! Ne u ndihmojmë…”, u përgjigj një nga qytetarët më të moshuar.

“Tepër keq jetohet, pi ujë dhe kënaqu. Dhe prit të vdesësh, këto janë rrogat në shtet”, thotë një qytetar tjetër. “ Mos jep  Zoti njeriu të sëmuret!”, tha një qytetare.

“Rreth 20.00 denarë janë pak para që një familje mesatare të jetojë mirë, mirëpo ka edhe më keq, dikush mbijeton edhe me 7-8 mijë denarë”, ishte qëndrimi i një bashkëbiseduesi tjetër.

“Qeveria jonë i ka xhepat plot dhe nuk mërzitet për të varfrit”, është i vendosur një nga bashkëbiseduesit e CIVIL Media. “Bukë e kripë, dhe fatura deri në fyt… Katastrofë!, plotëson tjetri.

Qytetarët thonë se jetojnë rëndë dhe se paratë që i fitojnë mjaftojnë vetëm për pagesën e fletëngarkesave. Ata theksojnë se Qeveria duhet ta dijë pasqyrën e vërtetë, se në Shkup në çdo kënd ka njerëz që kërkojnë lëmoshë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button