Enrique: Nuk kemi asgjë për të humbur kundër Juventusit

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës para ndeshjes kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit ka theksuar se ekipi i tij nuk ka asgjë për të humbur, pas rezultatit 3:0 në ndeshjen e parë në Torino, raporton Anadolu Agency (AA).

Enrique ka deklaruar se ekipi i tij do të futet në fushë me idenë se ata tashmë janë eliminuar.

“Kjo do të thotë se nuk kemi asgjë për të humbur. Jemi të çliruar nga të gjitha presionet, sepse kundërshtari praktikisht ka gjysmëfinalen në xhep. Ata duhet të vendosin nëse do të sulmojnë apo do të mbrohen, dhe ky është një vendim i rëndësishëm. Nga ana tjetër ne kemi vetëm një opsion, dhe ky është sulm, sulm dhe sulm”, ka thënë Enrique.

“Nesër është çerekfinalja e Ligës së Kampionëve, ku jemi në disavantazh me 0:3. Çdo gjë është e mundur. Mund të përdorim edhe fjalën mrekulli. Pa dyshim mund të arrijmë disavantazhin. Jo vetëm kaq, por është më e lehtë. Kundër Paris Saint-Germain ishim 0:4, që ishte shumë më vështirë. Jam i sigurt nëse japim golin e parë, Camp Nou do të jap të dytin dhe i treti do të vjen vetvetiu”, tha Enrique.

Strategu i Barcelonës theksoi se ekipi i tij për tejkalimin e një ekipi siç është Juventus, nevojiten për të shënuar pesë gola. Sipas tij, ata nuk kanë nevojë për një ndeshje perfekte, por një ndeshje ku do të jenë efikas.

Ndeshja çerekfinale e kthimit në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës dhe Juventusit do të luhet të mërkurën mbrëma në Camp Nou, me fillim në ora 20:45.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button