Fshihen dhe vandalizohen mbishkrimet shqip në Strugë

Grafite antishqiptare si dhe shlyerje të mbishkrimeve në gjuhën shqipe kanë gdhirë në Strugë. 

Tensionet e zgjedhjeve kanë bërë që sërish të dalin në sipërfaqe veprime të tilla antishqiptare, transmeton INA.

Në Agjencinë për punësim të Maqedonisë-Qendra për punësim në Strugë, tabela treguese e institucionit, gjegjësisht pjesa e shkruar në shqip është shlyer me ngjyrë.
Kjo tabelë vazhdon të qëndrojë ashtu dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë për evitimin e këtij shëmtimi.

Një akt tjetër vandal janë grafitet e shkruara në maqedonisht ky jepen porosi fyese ndaj kryetarit të komunës Ziadin Sela.

Në një grafit afër zyrës së PDSH-së  është shkruar Vmro dhe një porosi perverse në maqedonisht ndaj kryetarit të komunës Sela.

Këto dukuri të grafiteve assesi të ndalen në Strugë dhe se kjo ndodhë sidomos në ciklet zgjedhore. 

Lajme të ngjashme

Back to top button