Paraburgoset një person lidhur me sulmin në Shën Petersburg

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar paraburgimin e një të dyshuari, nën dyshimin se ka lidhje me sulmin e 3 prillit në metronë e Shën Petersburgut.

Edhe tëtë persona të tjerë janë në paraburgim për sulmin vdekjeprurës, ku u vranë 15 persona dhe u plagosën 45 të tjerë, transmeton REL.

Vendimi për parabugosjen e 26-vjeçarit, Abror Azimov, erdhi pasi ai pranoi se është pjesërisht fajtor, duke thënë se kishte ndjekur “komandat e njerëzve të tjerë, pa e kuptuar se ishte pjesë e përgatitjes së një sulmi terrorist”.

Gjykata urdhëroi që ai të qëndrojë në paraburgim deri më 3 qershor.

Azimov, shtetas rus me origjinë nga Azia Qendrore, u arrestua më 17 prill. Arrestimi i tij u bë disa ditë pasi autoritetet ruse, arrestuan edhe 8 persona të tjerë nga Azia Qendrore në Shën Petersburg dhe Moskë, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në sulm.

Akbarjon Jalilov, 22-vjeçar i lindiru në Kirgizi por me pjeardhje Uzbeke, është identifikuar nga autoritetet ruse si sulmuesi vetëvrasës. Ai kishte shtetësi ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button