Merkel, Putin, Poroshenko dhe Hollande biseduan për Ukrainën

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka biseduar të martën me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentët ukrainas dhe francez Petro Poroshenko dhe François Hollande mbi zbatimin e marrëveshjes paqësore në lindje të Ukrainës, njoftoi Qeveria gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liderët e katër vendeve konfirmuan përkushtimin mbi Marrëveshjen e Minskut në fushën e sigurisë dhe aspektin politik të marrëveshjes.

Ata nënvizuan rëndësinë e respektimit të armëpushimit dhe ftuan për përparim në fushën e shkëmbimit të të burgosurve, bëhet e ditur nga Kabineti i kancelares gjermane.

Liderët e katërshes shfaqën shpresën se do të vazhdojnë me këtë gjatë dhe pas zgjedhjes së presidentit të ri të Francës.

Konflikti në lindje të Ukrainës shpërtheu në vitin 2014 dhe prej atëherë kanë humbur jetën më shumë se 9.600 persona.

Armëpushimin të cilin e dakorduan vendet në fjalë në shkurt të vitit 2015 në Minsk ndaloi luftimet e rënda mes ushtrisë ukrainase dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia, por përleshjet kanë vazhduar përgjatë zonës së ndarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button