Rrëzohet një helikopter në Turqi me 12 persona në bord

TUNCELI (AA) – Autoritetet turke kanë njoftuar se është ndërprerë kontakti me një helikopter policor në rajonin Tunceli, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Prefekturës së Tunceli-s, thuhet se helikopteri policor i tipit “Sikorsky” ka ndërprerë kontaktet me kontrollin rreth orës 11:50 sipas orës lokale, rreth 10 minuta pas nisjes së tij nga qyteza Pülümür.

Në deklaratë thuhet se helikopteri mund të ketë rënë për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe në vijim thuhet:

“Në helikopterin në fjalë kishte 7 efektivë policie, një gjykatës, një kolonel, dhe 3 personel pilotimi. Vlerësojmë se helikopteri ka rënë për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe pas marrjes së informacioneve shumë ambulanca dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë drejtuar drejt zonës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button