Dhurata Dora, porosi për fansat

Është e re në tregun muzikor. Por Dhurata Dora që në fillimet e saj artistike ka ditur të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave anë e kënd shqiptarisë. E ndonëse këto kohë këngëtarja është duke punuar rreth projekteve të reja, ajo një pjesë të mirë të kohës po ia dedikon edhe rrjeteve sociale, përkatësisht kontaktit me fansat aty.

Derisa pak ditë më parë ajo me shaka kishte theksuar se e do të dashurin e saj, ndërsa menjëherë kishte shkruar se do ta donte shumë sikur të kishte të dashur, ajo në një status të dytë ka porositur që njerëzit të mos kompleksohen shumë me peshën e tepërt trupore.

“Hani çfarë doni dhe nëse ndokush përpiqet t’ju mbaj leksione mbi peshën tuaj hani edhe atë..”, kishte shkruar si me shaka Dora.

Lajme të ngjashme

Back to top button