Gili e fokusuar në netët ‘live’

Po shijon suksesin e albumit të fundit. E bashkë me të, këngëtarja Gili po vazhdon angazhimet e saj nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. Por, gjatë një prononcimi për Tribuna, ajo ka treguar se tani për tani nuk ka në plan të sjellë ndonjë projekt muzikor

Po pushon pas angazhimeve të fundit. Është kjo këngëtarja e mirënjohur Gili e cila në fund të vitit të kaluar ka lansuar albumin e saj më të ri. Dhe derisa po shijon suksesin e këtij projekti, këngëtarja e njohur ka treguar për Tribuna se angazhimi i saj aktual është fokusuar te mbrëmjet e ndryshme muzikore.

Pak pushim për verën

Duke mos i lënë fansat e saj në pritje, Gili ka theksuar se është shumë e angazhuar në prezantimet ‘live’. “Jam e angazhuar fort nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore. Aktivitetet e mia në këtë drejtim janë të shumta dhe çdoherë jam aktive për fansat e muzikës sime dhe prezantimet ‘live’ për ta”, kështu ka treguar këngëtarja ndërsa ka bërë me dije se për fansat e saj çdoherë është aktive.

Ndonëse e angazhuar fort në prezantimet ‘live’, këngëtarja ka bërë me dije se nuk është aq aktive për sa u përket projekteve të reja muzikore. Ajo për Tribunën ka nënvizuar se nuk po merret me projekte të reja dhe se edhe një kohe do të kalojë e nuk do të fillojë ndonjë projekt të ri.

“Jam duke pushuar. Njëherë për njëherë nuk mendoj ta bëj ndonjë këngë të re për verën që po vije. Kam përfunduar albumin e tash dua të pushoj pak”, ka thekson prerë Gili. Ajo kohëve të fundit është duke u marr vetëm me mbrëmjet muzikore të cilat i ka si në Kosovë ashtu dhe në Diasporë./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button