Rreth 40 mijë trupa ruse ndodhen në kufi me Ukrainën

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve bën me dije se rreth 30 deri në 40 mijë trupa ushtarake rusë, vazhdojnë të qëndrojnë në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, pavarësisht paralajmërimit të Moskës dhe do të urdhërojë tërheqjen e pjesshme të tyre.

Të dhënat janë bërë publike të dielën. Të dhënat nga Departamenti i Shtetit, hedhin poshtë pretendimet e Rusisë se, agjentët e saj nuk janë aktiv në Ukrainë.

Sipas tyre, ndërhyrja e së shtunës nga ana e separatistëve pro-rusë në Ukrainë, ishte një operacion i koordinuar dhe profesional që u krye nga persona me uniforma të maskuara, që nuk kishin simbole por që ishin të armatosura me armatim rus.

Departamenti hedh poshtë zotimet e Rusisë që ka bërë me dije se nuk do të përdorë gazin si një armë.

Departamenti ka vënë në dukje ngritjen e çmimit për 80 për qind ndaj Ukrainës, vetëm brenda dy javëve./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button