LSDM tregon se çfarë kanë biseduar me BIldtin

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, bashkë me nënkryetaren, Radmilla Sheqerinska, sot janë takuar me ish kryeministrin dhe shefin e diplomacisë së Suedisë, Carl Bildt, njofton Portalb.mk.

Sipas kumtesës së partisë, bashkërisht është konstatuar se proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparim të Republikës së Maqedonisë dhe se patjetër duhet të respektohet Kushtetua dhe ligjet nga ana e të gjitha partive politike dhe institucioneve të shtetit.

“Shumica parlamentare do ta merr detyrën që ta zhbllokojë procesin demokratik në Parlament në bazë të Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve. Do të zgjidhet shpejtë kryetari i Kuvendit, ndërkaq më pas edhe Qeveria e re reformuese. Ky është vendim i shumicës së qytetarëve, e shprehur në zgjedhjet parlamentare dhe institucionet në shtet janë të obliguara të sigurojnë transferim të qetë të pushtetit”, tha Zaev.

Gjatë takimit, LSDM, gjithashtu kumton se është theksuar se nxita e tensioneve dhe dhunës është e palejueshme, kundër Kushtetutës dhe është vepër e cila u bën dëm interesave shtetërore dhe se çdokush që do të bëjë kësi lloj aktiviteti do të bartë përgjegjësi.

“Në takim është diskutuar edhe për trysnitë e palejueshme që i bën pushteti në ikje ndaj organizatave joqeveritare, për rrezikshmërinë nga bllokada e tërë sistemit të shtetit nëse nuk zgjidhet kryetar i Kuvendit, i cili do t’i shpallte zgjedhjet lokale, por edhe për pasojat që i pësojnë qytetarët dhe ndërmarrjet në planin ekonomik”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button