BE kërkon nga Turqia t’i hetojë gjoja parregullsitë në referendum

Komisioni Evropian sot i bëri thirrje Turqisë që të analizohen “gjoja parregullsitë” në referendumin për ndryshimet kushtetuese që u mbajtën të dielën, me të cilat u rritën autorizimet e presidentit, Rexhep Taip Erdogan.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Komisioni pret hetim në Turqi për parregullsi të mundshme në referendum, ndërsa kërkon edhe konsensus nacional lidhur me rezultatin e prononcimit popullor.

“Apelojmë deri tek autoritetet turke që me kujdes të shqyrtohen hapat e radhës dhe të kërkojnë konsensusin nacional më të gjerë të mundshëm pas referendumit. Ju bëjmë thirrje autoriteteve që të fillojnë hetim transparent për këto gjoja parregullsi”, deklaroi në brifingun e sotëm të rregullt në Bruksel, zëdhënësi i Eurokomisionit, Margaritis Shinas.

Ai iu referua raporteve të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe veçanërisht të vendimit në momentet e fundit para referendumit të lejohet votimi në fletëvotimet pa vula nga komisioni zgjedhor turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button