‘Shprehia’ e keqe që po shkatërron lidhjet

Mediat sociale po shkatërrojnë lidhjet e dashurisë. Ky ka qenë konkluzioni i një studimi të publikuar së fundmi në Cyberpsychology.

Tashmë dihet se Facebook-u po shkakton konflikte në çifte, por studimi ka dashur të shprehë nëse edhe rrjetet tjera po bëjnë të njëjtën gjë. Ndaj për të arritur në rezultate është bërë një pyetësor.

Pyetësori ishte përgatitur on-line dhe kishte më shumë se 580 pjesëmarrës të cilët treguan nëse kanë apo jo probleme me partnerin për shkak të rrjeteve sociale, nëse ato po i çojnë drejt ndarjes, divorcit apo tradhtisë.

Rezultatet kanë treguar se pa marr parasysh jetëgjatësisë së lidhjes, çiftet vazhdimisht përjetojnë momente jo të mira, konflikte apo ndarje për shkak të Twitter. Ekspertët këshillojnë të reduktoni dukshëm kohën e kaluar në rrjete sociale dhe t’i kushtoheni partnerit. Kështu ju do të mund të kaloni më shumë kohë me njëri tjetrin dhe të zgjidhni gjithçka që keni në sy të njëri tjetrit.(BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button