Ja komuna ku Ivanov ‘kaloi keq’

Kandidati për president i VMRO-DPMNE Gjorge Ivanov ka shënuar sukses të madh në zgjedhjet presidenciale duke marrë 51.67% të votave të përdorura dhe duke shkuar në rrethin e dytë në avantazh.

Por, ka disa komuna ku Ivanov ka mbetur “dorëthatë”.

Në Komunën e Likovës në Kumanovë, Ivanov nuk ka marrë asnjë votë ndërsa më pas tabelës së kësaj komune i janë shtuar 2 vota për Ivanov, njëra nga një i burgosur në Burgun e Shtipit e tjetra nga një tjetër i burgosur në burgun e Kumanovës.

Edhe në Zhelinë, Ivanov nuk ka kaluar mirë, atje ai ka marrë vetëm 6 vota. http://www.albeu.com/maqedoni/ivanov-ne-kete-komune-nuk-ka-marre-asnje-vote/148522/

Lajme të ngjashme

Back to top button