Selaniku pushtohet nga mundësit shqiptarë

Vazhdojnë sukseset e mundësve të KM Liria, të cilët ishin pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë në një nga turnet shumë të fortë të organizuar nga FILA, e që kësaj radhe nikoqire ishte qyteti i Selanikut në Greqi.

Në këtë turne pjesëmarrës nga mundësit e KM Liria ishin Elmedin Sejfullahu në kategorinë 50kg, i cili edhe arriti suksesin më të mirë, duke fituar medalje të artë, ndërsa Shaip Brava në 42kg, Samir Rexhepi 54kg, Minir Rexhepi 58kh, u radhitën në pozitat e treta. Ky ka qenë edhe një sukses shumë i madh i mundësve shqiptar, të cilët në këtë turne janë udhëhequr nga dyshja e suksesshme e trajnerëve, Sufijan Ismaili dhe Sedat Baftiu. 


“Pa dyshim se jemi shumë të kënaqur nga arritja e mundësve tanë, ky është një rezultat shumë i mirë që na bënë të shpresojmë se në kampionatet evropiane do të shënojnë sukses shumë të mirë. Mundësit tanë po mbajnë formë dhe po arrijnë të kthehen me medalje nga turne të ndryshëm”, ka thënë nënkryetari i Federatës së Mundjes së Maqedonisë dhe një herit kryetar i KM Liria, Betim Vrenezi.

Në këtë turne pjesëmarrëse ka qenë edhe reprezentacioni i Kosovës, të cilët kanë fituar gjashtë medalje (2 ari, 3 argjendi dhe 1 bronz). Vendin e parë në stilin e lirë e morën vëllezërit Drilon (42kg, kadet) dhe Dardan Syla (50kg, junior), ky i fundit mori edhe një medalje të argjend në stilin greko romak. Argjend fituan edhe Ramiz Huneli (58kg, kadet) e Arlind Curri (74kg, junior) kurse me bronz u kurorëzua Denis Krasniqi (63kg, kadet).

Lufta më interesante ka qen takimi direkt i reprezentuesit të Kosovës, Dardan Syla dhe reprezentuesit serb, David Cupiq, ku triumfoi mundësi kosovar me rezultat 9:1. Kjo fitore gëzoi pamasë edhe stafin teknik me trajnerët Mustaf Syla dhe Ferrat Ramadani që pas turneut ishin shumë të kënaqur me rezultatet e arritura. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button