Gati marrëveshja Juve – Manxhukiç

Klubi italian, Juventus duket se ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për sulmuesin Mario Manxhukiç, raportojnë mediat italiane.
Reprezentuesi kroat në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga “Allianz Arena” për t’ia liruar vendin Robert Lewandowksit të BorussiaDortmundit.

Thuhet se kampionët e Italisë, tashmë kanë arritur marrëveshje me “bavarezët” për Manxhukçin, i cili gjatë kësaj verë pritet të zbres në Torino.

Sulmuesi kroat kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane, por duket se lojtari ka vendosur të bëhet pjesë e gjigantit italian.

Lajme të ngjashme

Back to top button