Humbësi më i madh? Menduh Thaçi

Lideri PDSH-së Menduh Thaçi pas mbylljes së kutive tha se kandidati i tyre Iljaz Halimi ka arritur të marrë nga 60 deri 70 mijë vota. Por rezultatet zyrtare ishin shumë larg prononcimeve me shifra astrologjike të Thaçit. 
Halimi mori 38 966 vota nga numërimi i 100 % të votave tregojnë rezultatet nga numërimi i KSHZ.

Më befasuese janë rezultatet në qytetin e Tetovës ku Gjorge Ivanov mori më shumë vota se Iljaz Halimi, dhe atë 7622 vota për Ivanov dhe 7110 për Halimin. Përderisa gjatë zgjedhjeve lokale në këtë qytet vota e PDSH vlente 18,512 persona, tash kjo votë në të ashtuquajtur ‘bastion të PDSH-së’ vlen mezi 7 mijë.

Kacafytjet e tij me Ziadin Selën, dukshëm ia kanë ulur peshën e votës edhe në Strugë ku Halimi mori 1258 vota ndërsa PDSH gjatë zgjedhjeve lokale mori 9332.

Sidoqoftë, Thaçi si duket qe i kënaqur me këto rezutate të cilat po të konvertohen në numrin e deputetëve që mund ti merr PDSH në zgjedhjet parlamentare të 27 prillit, nuk do të ishin më shumë se 5 deputet.

Në vitin 2011, PDSH fitoi 8 deputet me 66, 315 vota, thuajse gjysma më shumë sa ka marrë tani Halimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button