Aksident i rëndë, 4 djem në spital

Katër djem të ri kanë marrë lëndime të rënda trupore në një aksident që ndodhi sonte në fshatin Batincë të Shkupit.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të shtabit të partisë VMRO-DPMNE në rrugën për në Drislla.

Vetura “Jugo” ka dalë nga shtabi por me të është përplasur një veturë “Mitsubishi” me një shpejtësi të madhe.

Djemtë kanë përfunduar në spital dhe policia po kryen hetimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button