Koreja e Veriut: Do të vazhdojmë me provat raketore në nivel javor

Pheniani do të vazhdojë të zbatojë testime me raketa edhe krahas dënimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe rritjes së tensioneve ushtarake me SHBA-në, paralajmëroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Han Song Rjol.

“Do të kryejmë akoma prova me raketa, në nivel javor, mujor dhe vjetor”, deklaroi ai për Bi-Bi-Si.

Han paralajmëroi se do të shpërthente luftë gjithëpërfshirëse nëse SHBA-ja “është e pakujdesshme dhe përdor mjete ushtarake”.

Koreja e Veriut është e gatshme t’i përgjigjet çdo lloj lufte, e cila do të ngritej prej aksionit ushtarak amerikan, deklaroi mbrëmë deputeti i Phenianit në Kombet e Bashkuara, pas paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Tramp për të mos e vënë në test vendimmarrjen e SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button