Kuvendi do ta vazhdojë seancën konstituive, partitë nuk lëvizin nga qëndrimet

Pas pushimit pesëditor, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën konstitutive ku do të debatohet  për zgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Fillimi  i vazhdimit të 13-të i seancës konstituive është caktuar për në orën 11.

Sipas njoftimeve të rregullta ditore të dërguara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, nuk ka largim nga pozicionet e mëhershme të partive.

Në rrjedhën e deritanishme të debatit me replika paraqiten deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kërkojnë nga LSDM të heqë dorë nga Platforma e Tiranës dhe ajo, sipas tyre, është çelësi për dalje nga kriza politike apo të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale.

Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë të bëjnë me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të vihet në votim propozimi i tyre – të kalohet në pikën e re – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Në pajtim me të dakorduarën, në Komision për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet ketë gjashtë përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe pesë nga LSDM, ndërsa BDI dhe BESA të kenë nga një anëtar.

Seanca konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button