Shqiptarët, Erdogani dhe Putini

 

Dekada me radhë në Ballkan janë duke u zhvilluar beteja të ashpra në mes lojtarëve kyq botërorë për dominim energjetik dhe politik në Ballkan. Kjo nuk nënkupton vetëm favore finasiare nga shfrytëzimi i resurseve energjetike dhe tranzitimi i tyre, por shumë më tepër.

Me dështimin e projektit rus – “Rrjedha Jugore” (të Gaspromit), përshkak të intervenimit rus në Ukrainë, Putin i ofoj miqësi Erdoganit me qëllim të përkrahjes së një projekt tjetër të ngjajshëm për dominim në Ballkan – “Rrjedha Turke” (ku poashtu pronar dominant është Gaspromi rus). Ky projekt do të transportonte gazin natyror përmes Turqisë, Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë dhe do të përfundonte në Austri. Kjo dukshëm do ta forconte pozicionin e Rusisë dhe Serbisë në Ballkan dhe Evropë, kur ta kemi parasysh se rreth 10 përqind e nevojave evropiane për gaz do të tranzitonin përmes proektit në fjalë.

Nga ana tjetër, me përkrahjen e EU dhe SHBA, tanimë kanë filluar ndërtimi i gazpërçuesit TAP (Trans-Adriatic Pipelines), projekti më i madh në Ballkan në 100 vitet e fundit, i cili Shqipërinë e shndërron në arterie të rëndësishme energjetike të Evropës. Kjo dukshëm do të ndikojë në dinamizimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, e cila nga ky gazsjellës do të përfitojë – mbi 15 mijë punësime të reja; energjens tejet të lirë; dhe mbi një miliard euro nga taksa e tranzitimit në 20 vitet e ardhshme. Ky proekti do të bëjë transportimin e gazit natyror nga Azarbejxhani (fushat e gazit “Shah Deniz II”), përmes mega-gazpërçuesit ekzistues TANAP (Trans-Anatolian Natural Gas Pipeline), përmes greqisë veriore dhe Shqipërisë jugore drejtë Evropës (Brindizi).

Krahët e gazsjellësit TAP

Njëri krah i TAP, i ashtuquajturi  – IAP (Ionian-Adriatic Pipelines), pra Gazsjellësi Adriatik–Jon, parashihet të ndërtohet në gjatësi prej 516 kilometra, e që do të furnizonte Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kroacinë, kurse krahu tjetër do të kalonte përmes Maqedonisë dhe Kosovës.

Mali i Zi është tejet i interesuar për këtë projekt pasi sigurohet energjens me çmime më të ulta se shumë burime tjera, por njëherit ky shtet në vazhdimësi angazhohet për lidhjen e TAP-it me Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Natyrisht se peshë shumë të madhe ka edhe lidhja me Maqedoninë dhe Kosovën, rutë e cila do të hynte në afërsi të Strugës dhe përmes Maqedonisë perëndimore do të dilte në Kosovë, e pastaj do të vazhdonte për në Serbië (e njohur si WBR – Western Balkan Ring). Një lidhje e tillë pa dilemë se dukshëm do ta relaksonte ambientin politik në rajon, e në veçanti në mes Kosovës dhe Serbisë. Njëherit e gjithë kjo Shqipërinë do ta shndërronte në epiqendër energjetike ballkanike, prej ku edhe dukshëm do të forcohej relevanca e saj gjeopolitike në dimenzione rajonale, por edhe Evropiane.

Por, konkurrensa energjetike dhe gjeopolitike nuk fle. Erdogani dukshëm është afrua me Putinin. Ata janë këmbëngulës në realizimin e projektit rus tani me emër tjetër (shih, RUSSIA’S SOUTH STREAM DECISION CHANGES REGIONAL DYNAMICS, Natural Gas World, 12-th International Oil & Gas Conference and Exhibition, 4-7 December, Pragati, Maidan, New Delhi, India). Putin dhe Erdogan u takuan edhe në palatin Mabeyn në Stamboll në Kongresin e 23-të botëror për energjetikë. Presidenti turk pat deklaruar se bisedimet në me Rusinë për ndërtimin e gazsjellësit rus i afrohen finalizimit. “Gazprom” informoi se tani më janë marrë lejet nga autoritetet turke për realizimin e ,,Rrjedhës Turke,,. (,,Blic,, 11. 09. 2016).

Heqja dorë nga Ataturku!

Turqia ka goxha përvojë në puçet ushtarake. Ushtria turke pas Ataturkut ka pas rol të madh në shtet. Madje asaj i takonte edhe ruajtja e amanetit të reformatorit të famshëm turk – Kemal Ataturk, i cili ndryshoi alfabetin arab, hoqi perden, aplikoi parlamentarizmin, vendosi barazinë mes gjinive. Por, para së gjithash ushtria kishte rol të ruajë sekularizmin në pushtet dhe shtet. Në çdo situatë kur në të kanë depërtuar elementet fetare, ushtria haptazi i mënjanonte. Ajo në fakt ishte mbrojtëse e Kushtetutës së vitit 1924, e cila qartë definoi Turqinë si shtet sekular. Poashtu në domenin e ushtrisë ka qenë edhe pengimi dhe eliminimi i udhëheqësve të pamatur, të cilët me ambiciet e tyre të mëdha për ta forcuar pushtetin personal i bënin dëm shoqërisë turke.

Ndodhi puç në vitin 1960, kur 38 oficerë rë ri të udhëhequr nga Alparslan Turkesh dhe Kemal Gursel, rrëzuan kryeministrin Adnan Menderes, i cili kishte filluar afrimin me Rusinë duke ia kthyer shpinën Vashingtonit. Një vit më vonë i njëjtit u ekzekutua me vdekje. Puçi i dytë ndodhi në vitin 1971, kur komanda e gjeneralëve ushtarak i pat dërguar letër të hapur në formë të ultimatiumit kryeministrit Sulejman Demirel, duke potencuar kaosin ekonomik, shoqërinë e korruptuar, krimin e organizuar dhe stagnimin ekonomik. Kjo e detyroi Demirelin të japë dorëheqje. Puçi i tretë ndodhi në vitin 1980 kur ushtria sërisht doli në rrugë për shkak të problemeve të thella ekonomike dhe jostabilitetit politik. Gjenerali Kenan Evren mori pushtetin dhe dukshëm stabilozoi situatën në Turqi.

Kreu ushtarak turk poashtu pat ndikim vendimtar pas vdekjes misterioze të kryeministrit të famshëm dhe reformatorit Turgut Ozall. Tani vërtetohet se ai paska qenë helmuar nga dikush. Gjeneralët turk në emër të sekularizmit, në vitin 1996 detyruan kryeministrin Nexhmetin Erbakanin me orientim islamik që të tërhiqet, kurse partia e tij u pat mbyllur.

Me ardhjen e Erdoganit, Turqia vazhdoj me tempon e Ozallit në zhvillimin e shpejtë ekonomik. Por, pakënaqësia në elitën turke filloi kur Erdogani haptazi lansoi idenë për të ndërtuar sistem presidencial, duke ofruar veten si personalitet i pakontestueshëm për këtë post. Këta ambicie të Erdoganit me gjasa i patën penguar kryeministrit Davutoglu, i cili dha dorëheqje (por, me arsye tjera).

A ishtë puçi i kontrolluar nga Erdogan?

Ka të thëna nga njohës eminentë të situatës në Turqi se Erdogan personalisht ka montuar grusht-shtetin për disa arsye. Së pari, do të forconte dukshëm pozitat e veta populiste në realizimin e qëllimeve të tija finale. Së dyti, do të eliminonte të gjithë kundërshtarët e vet në çdo pore të pushtetit (ushtri, gjyqësi, prokurori, administratë, etj). Eksperti i njohur Zervas, në “Press Publica” thekson se nëse puçi ushtarak nuk është i montuar nga vet Erdogani, shanset janë të mëdhaja që i njëjti të ketë qenë i kontrolluar nga ai. Edhe amatorët e dijnë se puçet nuk bëhen në mbrëmje, por në orët e hershme të mëngjesit kur njerëzit janë në gjumë. Njëherit mbeten enigmë se si është lënë në funksion rrjeti i internetit, i cili mundësoi tubime njerëzish! Poashtu potencohet se është jashtë çdo logjike puçi ushtarak me rreth vetëm 5000 ushtarë në ushtrinë njëmilionshe! Edhe eksperti gjerman Mihail Liders vë dyshim të thellë se puçi nuk ka qenë një kurth për kundërshtarët politikë.

Tani shumë gjeneralë e ushtarë janë në burg, mijëra gjykatës të shkarkuar, mijëra gazetarë në trajtime. Dejli telegraf, shkruan se Erdogani karakterizohet me paranojë të pakontrolluar. Linçet dhe prerjet e kokave ushtarëve nëpër rrugë ishin shenjë tejet trishtuese. Vet Erdogani kërcnoi me gjykim mizor, tani si pike të parën e paska rikëthimin e dënimit me vdekje!!! Ai vite me radhë përmend do “forca të errëta”. Gazeta në fjalë potencon se tmerri i vërtetë i Erdoganit tani do të shihet. Por, dhuna mund të prodhojë vetëm dhunë!  Por, mund të ndodhë që situata të zhvillohet në drejtim tjetër, nëse pas realizimit të ambicieve të veta personale, Erdogan e këthen Turqinë në binarë normal.

Pse nxehen do Shqiptarë?!

Para do kohësh Blendi Fevziu me të drejtë pat pyetur – ç’kanë Shqiptarët që aq shumë u nxehen kokat për Erdoganin?! Dhe pat vazhduar – “dje pashë një grup studentësh që grisnin diplomat e tyre sepse ato ishin lëshuar nga Kolegjet e Gjylenit. Që nga Revolucioni Kulturor Kinez nuk kisha parë një gjë më absurde”. E unë them, le t’u nxhehen kokat shqiptarëve për ate çka mund t’u ndodh shpëtimtarëve të vërtetë të shqiptarizmit në shekullin 20 dhe 21. Njëherit pyes se si u rrinë kokat aq të ftohta kur nga Maqedonia këto 10 vite janë shpërngulë rreth 250 mijë bashkëkombas të moshës më të re dhe vitale?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button